MBI NDRYSHIMET E KODIT TË PROCEDURËS CIVILE (Albanian Lang.)

MBI NDRYSHIMET E KODIT TË PROCEDURËS CIVILE, nga Florian Piperi, Optima Legal & Financial

Tashmë prej një periudhe të gjatë nga aktorë të ndryshëm të biznesit në Shqipëri është ngritur nevoja e ndryshimi të Kodit të Procedurës Civile kryesisht lidhur me efikasitetin dhe administrimin e shpejtë të çështjeve gjyqësore tregtare, dhe civile në përgjithësi.

Kuvendi më datë 30 mars, 2017 ka miratuar Ligjin 38/2017 për disa shtesa dhe ndryshime në Kodin e Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë, i cili hyn në fuqi më datë 6 nëntor, 2017. Në hartimin e këtyre ndryshimeve, ligjvenësit kanë patur si bazë një projekt të Misionit Euralius, nëpërmjet te cilit, edhe në kuadër të Reformës në Drejtësi tentohet të përmiresohen: zhvillimi i proceseve gjyqesore ne menyre efikase dhe sa më të shkurtër, rritja e aksesit të publikut në seancat gjyqesore, moszvarritjen e proceseve gjyqësore dhe gjykimit në një afat të arsyeshëm.

Disa nga problematikat e evidentuara, janë lidhur me mungesen e gjykimit të një çeshtjeje brenda nje afati te arsyeshëm, po ashtu bizneset vendase dhe investioret janë përballur në mënyre te ashpër me zvarritjen e proceseve gjyqesore civile. 70% e ankesave ndaj gjyqtareve drejtuar Keshillit te Larte te Drejtesise, deri në shtator te vitit 2014 kishin te benin me zvarritjen e proceseve gjyqesore.

Mosrespektimi i duhur i rregullave per njoftimin e paleve nga administrata gjyqesore eshte identifikuar si nje prej shkaqeve kryesore te demtimit të eficences, vonesave te tejzgjatura ne gjykim si dhe zvarritjeve te proceseve gjyqesore në tërësi. Kjo lidhet me adresat jo të sakta dhe mungesën e aksesit te gjykatave në databazat e adresave ne nivel qendror dhe vendor. Mungesa e nje sistemi te efektshem per ndjekjen e historikut te ceshtjeve gjyqesore, ka passjelle procese gjyqesore civile paralele bazuar në të njejtin subjekt, çka e ndërlikon me tej problematiken e tejzgjatjes se proceseve. Gjithashtu është verejtur mungesë e mjeteve te brendshme ne sistemin ligjor në Shqipëri për çështjet që lidhen me tejzgjatjen e proceseve.

Lidhur me efikasitetin e seancave ka patur në vazhdimësi nje sërë mangesish ne ligjin procedural civil, kryesisht në lidhje me njoftimin e akteve dhe dokumentave. Në Shqipëri njoftimi i besueshëm i dokumenteve ende eshte problem në një numer te konsiderueshem rastesh, në qoftë se i padituri nuk eshte i regjistruar ose nuk gjendet ose nuk ka nje adrese postare. Ky nuk eshte vetem nje problem i regjistrimit te qytetareve. Ne Kodin e procedures civile kanë munguar  dispozita specifike qe te mundesojnë një gamë të gjerë të njoftimit te vlefshem.

Gjyqtaret kane tendencen te shtyjne seancat degjimore per nje sërë shkaqesh, veçanërisht per shkak te mungeses se nje pale. Legjislacioni në fuqi nuk parashikonte një rregullim ligjor për zgjidhjen e ketij problemi. Ndryshimet në fjalë ulin edhe diskrecionin e gjyqtareve per shtyrjen e seancave gjyqesore, si dhe përcaktojnë më qartë rregullat e gjykimit në mungesë.

Problematikë ka qenë mosparashikimi i ndonjë procedure të veçantë e padive te vogla, e cila zbatohet ne çështjet civile dhe tregtare ku vlera e padive nuk kalon nje shume te caktuar. Ndryshimet në KPRC për këtë çështje mendohet se përveç efikasitetit dhe shpejtësisë, do të plotësojnë edhe rritjen e aksesin të publikut ne sistemin gjyqesor.

Në Kodin e Procedures Civile, nuk gjente parashikim procedura e thjeshtesuar e pageses, e cila i lejon nje kreditori te rimarre pagesat e pakontestuara civile dhe tregtare para gjykatave sipas nje

procedure uniforme qe funksionon ne baze te formave standarde.

Gjithashtu, janë bërë rregullime te gjykimit dhe llojit të vendimmarrjes nga gjykata e Apelit ne rast te ankimit. Rregullimet sjellin dhe pershtatjen me ndryshimet kushtetuese nr. 76/2016 lidhur me rastet e rekursit dhe rishikimit te vendimeve ne Gjykaten e Larte.

Këto ndryshime kanë parashikuar një mekanizëm i ri në kryerjen e veprimeve paraprake të një procesi civil. Tashmë një pjesë të mirë të veprimeve paraprake gjyqtari duhet t’i kryejë pa vendosur fillimin e seancave gjyqësore. Parashikohet në këtë mënyrë t’i jepet fund seancave të gjata, shtyrjeve të seancave, proceseve të përsëritura, pasi të gjitha palët në një proces përgatisin të gjithë dokumentacionin e nevojshëm dhe vetëm pasi të gjitha provat shkresore, ekspertizat ose dëshmitë të jenë gati, gjyqtari vendos fillimin e seancës.

Po ashtu, jo çdo çështje mund të shkojë në gjykatë, një pjesë e padive të vogla mund të zgjidhen në rrugë alternative dhe jo çdo lloj padie pavarësisht nga vlera apo rëndësia mund të gjykohet me trupë gjykuese me tre gjyqtarë. Kurse, për raset kur një nga anëtarët e turpit gjykues heq dorë nga procesi dhe hyn një i ri, është shmangur mundësia që procesi të fillojë nga e para, por do të vazhdojë aty ku trupa gjykuese është duke e ndjekur.

Janë të njohura manovrat e palëve në një proces gjyqësor, sidomos nëpërmjet avokatëve, në bërjen e ndryshimeve të kërkesës së tyre gjatë procesit gjyqësor dhe shpesh procese, të cilat janë në fund, rifillojnë nga e para, vetëm e vetëm për të përmbushur atë kërkesë ose atë rregull që është në ligjin ekzistues.

 

PERMBLEDHJE E NDRYSHIMEVE:

  1. Nëpunësit gjyqësor i janë zgjeruar kompetencat lidhur me veprimet dhe masat qe duhet te marre ne lidhje me njoftimin e paleve me qellim qe ne te ardhmen te mos jete pengese per zhvillimin e procesit gjyqesor brenda afateve te percaktuara. Nepunesi gjyqesor mund t’i drejtohet institucioneve te ndryshme te cilat me ndryshimet e bera ne kete Kod, jane te detyruara te kthejne pergjigje brenda afatit te percaktuar. Sillet si risi dhe raporti qe nepunesi gjyqesor harton dhe ja paraqet gjykates lidhur me veprimet e tij per njoftimin e paleve per te bere me te pergjegjshem punonjesit por edhe gjyqtaret per mireadministrimin e procesit gjyqesor. Tashmë, në qoftë se personi i thirrur refuzon marrjen e njoftimit, nëpunësi gjyqësor ose punonjësi i shërbimit postar bën shënimin përkatës në aktin objekt njoftimi dhe, kur është e mundur, e vërteton edhe me nënshkrimin e një dëshmitari të pranishëm. Në këtë rast, njoftimi duhet konsideruar i përfunduar.

 

  1. Permiresime te nevojshme jane bere nepermjet ketij ligji lidhur me terminologjine e parashikuar per taksat gjyqesore, te cilat ne perputhje dhe me paketen e ligjeve te tjera, jane zevendesuar me termin “tarifa gjyqesore”. Ne dispozitat e reja te propozuara gjithashtu eshte parashikuar ne menyre me te qarte procedura perkatese per tarifat gjyqesore ne rastet e shtyrjes se seancave gjyqesore me faj nga pala ndergjyqese.

 

  1. Gjithashtu behen rregullime te procedures se njoftimeve. Risi janë njoftimet me mjete elektronike ne rastet kur personat i kane deklaruar me perpara ato ne rregjistrat publike. Gjithashtu rregullohet parashikimi ligjor kur pala ndergjyqese refuzon njoftimin, kjo me qellim mosshtyrjen ne menyre te vazhdueshme te seancave gjyqesore.

 

  1. Eshte perfshire per here te pare koncepti i personit te autorizuar per marrjen e njoftimit ne rastet kur palet nuk kane mundesi te marrin njoftimin.

Kodi i përmirësuar rregullon dhe parashikon proceduren per rastet e njoftimit publik, duke prezantuar jo vetem procedura me te detajuara por njekohesisht duke prezantuar per here te pare nje portal elektronik kombetar per kete qellim, ne te cilen njoftimi mund te qendroje per jo me shumë se 20 dite.

 

  1. Sillet nje permiresim te ndjeshem te dispozitave per veprimet pergatitore te gjyqtarit dhe te zhvillimit te seances se pare, e cila ka si qellim rritjen e efektshmerise te sistemit te drejtesise.

 

  1. Risi tjetër eshte procedura e padive me vlere te vogla duke perfshire gjykimin ne shkalle te pare dhe ne apel, me qellim thjeshtesimin e procedurave te ketyre proceseve dhe shqyrtimin brenda nje afati sa me te shkurter.

 

  1. Parashikohen në Kod per here te pare rregjistrimi online i eksperteve dhe menyren se si do te caktohen ata nga gjykata, duke qenë se deri tani ka patur gjithmonë abuzime për mënyrën e caktimit të një eksperti në një fushë që kërkonte njohuri të posaçme, dhe është shoqëruar me kontestime nga palet.

 

  1. Rastet e ankimit ne gjykaten e apelit dhe ne Gjykaten e larte jane permiresuar duke percaktuar llojet e vendimeve qe gjykatat e apelit mund te marrin ashtu si dhe percaktimin e rasteve ne te cilat mund te ushtrohet rekurs ose te kerkohet rishikimi i ceshtjeve gjyqesore.

 

  1. Gjejnë vend edhe ndryshimet që janë bërë në Kushtetutë për gjykatën e lartë. Gjykata e Lartë ndërron misionin e saj. Ajo nuk mbetet një gjykatë që do të gjykojë në shkallë të tretë, sikur të jetë një gjykatë e shkallës së parë apo të dytë, por do të jetë një gjykatë ligji, e cila do të njësojë, do të unifikojë praktikën gjyqësore. Ndryshimi që është bërë në Kushtetutë, është reflektuar edhe në ndryshimet e Kodit të Procedurës Civile.

 

Masat ndëshkimore

  1. Është ndryshuar edhe neni 107 i K.Pr.C, duke parashikuar masa ndëshkimore për palët në proces, nëse shkaktojnë qëllimisht shtyrjen e një seance të vetme gjyqësore. Konkretisht, nëse pala ndërgjyqëse ose përfaqësuesi i saj ka shkaktuar me faj shtyrjen e seancës gjyqësore, ose ka krijuar nevojën për një seancë tjetër gjyqësore, ose ka krijuar vonesa të panevojshme duke sjellë prova shtesë, kërkesa ose parashtrime me vonesë, gjykata kryesisht mund të caktoje një tarifë gjyqësore shtesë.

Nëse këto veprime kryhen nga përfaqësuesi pa pëlqimin paraprak të palës, përfaqësuesi detyrohet të zhdëmtoje palën me tarifën gjyqësore shtesë të vendosur. Po ashtu, ka ndryshuar edhe neni 110, ku për caktim të gabuar të vlerës së padisë dhe për llogaritje të gabuar të tarifave dhe të shpenzimeve të tjera gjyqësore, mund të bëhet ankim i veçantë. Ankimi kundër vendimit nuk pezullon ekzekutimin e vendimit të gjykatës.

 

  1. Së fundi, Shqipëria ka një faturë shumë të shtrenjtë financiare në Gjykatën e Strasburgut, faturën 151 milionë euro, si rezultat i disa vendimeve të (të dhëna ose të pritshme) të Gjykatës së Strasburgut. Shumë çështje janë në pritje për t’u gjykuar për shkak të zvarritjeve dhe mungesës së mjeteve të brendshme efektive, si një nga të drejtat ksuhtetuese për të cilat mund të vihet në levizje edhe Gjykata e Strasburgut. Pra në fund veprimet abuzive të organeve të drejtësisë paguhen nga buxheti i shtetit, pra taksapaguesit.

Në këtë kuadër është shtuar një kapitulli ri, i cili do t’i mundësojë çdo qytetari, i cili është viktimë e zvarritjeve të proceseve të mosekzekutimit të vendimeve, që kompensimin për dëmshpërblimin e zvarritjeve të procesit, për mosekzekutimin e vendimeve ta bëjë në gjykatat shqiptare. 

Related Posts
1st National Essay Writing Competition
An excellent opportunity for lawyers aged 23 to 26 to express their viewpoints on any Private Law issue. The essay must be up to 1200 words, in English.                        Send your essay ...
READ MORE
10 pyetje dhe 10 përgjigje nga ekspertët tanë rreth pasojave ligjore të COVID-19
Përmbledhje mbi impaktin e COVID-19 dhe masave të ndërmarra nga Qeveria mbi të drejtën kontraktore në përgjithësi. Kjo është një përmbledhje e pyetjeve të përsëritura që ne marrim aktualisht nga ...
READ MORE
Bankruptcy in time of COVID-19                         
Bankruptcy actions in the time of COVID-19The global COVID-19 pandemic has brought the world’s economy to a crushing standstill. Businesses and industries have been largely affected, and the economic impact ...
READ MORE
Energy Community Secretariat recommends changes to primary legislation before the Albanian TSO Albgaz can be considered fully independent of the Ministry   Introduction The Energy Community Secretariat has recently published its opinion of ...
READ MORE
Tirana, January 12, 2018   Article by Dael Dervishi, Partner, Optima Legal & Financial   Albania is a country rich in oil but the country is not benefiting as it should from its upstream ...
READ MORE
Vendimi i Gjyklatës Kushtetuese për çështjen Sonila Shkjezi kundër Ministrisë së Financave (V-63/17) na kujton se tashmë në çështjet e ekzekutimit të detyrimeve monetare të akorduara nga gjykatat administrative kundër ...
READ MORE
Article by Florian Piperi, Partner, Optima Legal & Financial   This article brought in the form of guideline questions and answers addresses the provisions and obligations for debtors and creditors in a general structuring ...
READ MORE
1st National Essay Writing Competition
10 pyetje dhe 10 përgjigje nga ekspertët tanë
Bankruptcy in time of COVID-19                         
Albgaz Legislation Changes Recommendations
How to improve perception in Albania’s petroleum industry
Gjykata Kushtetuese e konsideron shkelje të procesit të
Acquisition Finance in the Albanian Legal System