Gjykata Kushtetuese e konsideron shkelje të procesit të rregullt gjyqësor vonesën prej 2 vjetësh të Ministrisë së Financave në ekzekutimin e vendimit gjyqësor të formës së prerë

Vendimi i Gjyklatës Kushtetuese për çështjen Sonila Shkjezi kundër Ministrisë së Financave (V-63/17) na kujton se tashmë në çështjet e ekzekutimit të detyrimeve monetare të akorduara nga gjykatat administrative kundër organeve të adminsitratës shtetërore, Gjykata Kushtetuese nuk heziton t’u njohë kërkuesve cenimin e të drejtës së për një proces të rregullt ligjor kur nga administrata ka vonesa të paarsyeshme në ekzekutimin e shumave monetare.

 

Faktet

Paditësja është punësuar në pozicionin e drejtores së Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë dhe Integrimit Europian në Ministrinë e Financave. Pa shkaqe të arsyeshme Ministria e ka kaluar atë në listë pritjeje në pozicionin drejtor në Drejtorinë e Integrimit në Ministrisë së Integrimit Europian. Kërkuesja e ka kundërshtuar urdhërin në rrugë gjyqësore dhe në përfundim Gjykata Administrative ka vendosur: “Detyrimin e palës së paditur, Ministria e Financave, të transferojë paditësen në një pozicion tjetër të shërbimit civil të së njëjtës kategori. Detyrimin e palës së paditur t’i paguajë paditëses pagën e këtij pozicioni prej datës 08.12.2013 e në vazhdim.” Pasi vendimi merr formë të prerë, paditësja ka kërkuar nëpërmjet një zyre përmbarimi ekzekutimin e detyrueshëm. Ekzekutimi i deturueshëm ka dështuar edhe pse ka zgjatur 2 vjet dhe zyra e përmbarimit i ka kërkuar Ministrisë në mënyrë të përsëritur ekzekutimin e vendimit të gjykatës, pa marrë asnjë përgjigje prej saj.

 

Paditësja i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për konstatimin e cenimit të procesit të rregullt ligjor si pasojë e mosekzekutimit të vendimit gjyqësor të formës së prerë brenda një afati të arsyeshëm. Ministria ka prapësuar mbi këto argumente:

 

  • bazuar në ligjin për buxhetin e shtetit, institucioni duhet të planifikojë shpenzimet e nevojshme për shlyerjen e detyrimeve që vijnë nga vendimet gjyqësore për vitin pasardhës;
  • për kthimin në punë të paditëses përgjegjës është Departamenti i Administratës Publike si njësia që kryen emërimin e nëpunësve civilë që janë në listë pritje dhe jo Ministria e Financave.

 

Vendimi

Gjykata Kushtetuese rrëzoi gjithë argumentet e mësipërme duke vlerësuar se:

  • Ministria është shmangur nga detyrimi për ekzekutimin e vendimit gjyqësor të formës së prerë me mosveprim duke heshtur ndaj një detyrimi ligjor;
  • Ajo duhet të kishte marrë të gjitha masat e nevojshme dhe duhej të gjente mjetin e përshtatshëm ligjor për kthimin e kërkueses në punë, si dhe pagesën e saj si një detyrim ligjor i cili rrjedh nga një vendim gjyqësor që tashmë është titull ekzekutiv;
  • Një vonesë në ekzekutimin e një vendimi mund të justifikohet në rrethana të veçanta, por ajo nuk mund të jetë në atë shkallë sa të dëmtojë thelbin e së drejtës.
  • Autoritetet shtetërore nuk mund të justifikohen me pamundësinë objektive për të mos respektuar një detyrim që vjen nga një vendim gjyqësor, por duhet të përpiqen me të gjitha mjetet dhe mundësitë që kanë në dispozicion për ta zbatuar atë.

Po ashtu gjykata për sjelljen e organeve të tjera publike të përfshira në procesin e ekzekutimit ka çmuar se, zyra e përmbarimit pavarësisht disa kërkesave adresuar Ministrisë, nuk ka qenë shteruese në ndërmarrjen e hapave të tjerë të nevojshëm, duke filluar nga vendosja e gjobës për zyrtarët përgjegjës deri në kallëzimin penal për moszbatim të vendimit gjyqësor të formës së prerë.

Po ashtu gjykata e gjen të pabazuar edhe sjelljen e Degës së Thesarit kur ajo i ka bërë me dije paditëses se kërkesa për ekzekutim të detyrueshëm nuk duhet t’i drejtohet këtij organi por drejtpërdrejt Ministrisë së Financave. Gjykata vlerëson se këtu është shkelur detyrimin e që kanë institucionet shtetërore për të vendosur në vend të drejtën e cenuar të shtetasve aq më tepër kur shkak për këtë cenim janë vetë këto institucione.

Komente

Kjo çështje tregon se Gjykata Kushtetuese do të vijojë t’i konsiderojë vonesat e pajustifikuara nga organet e administartës në ekzekutimin e detyrimeve, që burojnë nga vendime gjyqësore të formës së prerë, si cenim të së drejtës për një proces të rregullt gjyqësor. Njohja e kësaj të drejte kushtetuese I autorizon palët të vijojnë me kërkimin e dëmit civil të shkaktuar nga një cenim i tillë.

 

Për më shumë informacion mbi këto çështje ju lutem kontaktoni Florian Piperin tek Optima Legal&Financial me telefon (+355 4 2221666 ext. 151) ose email ([email protected]). Website-i i Optima Legal & Financial është  www.optimalaw.al 

Related Posts
Tirana, January 12, 2018   Article by Dael Dervishi, Partner, Optima Legal & Financial   Albania is a country rich in oil but the country is not benefiting as it should from its upstream ...
READ MORE
MBI NDRYSHIMET E KODIT TË PROCEDURËS CIVILE, nga Florian Piperi, Optima Legal & Financial Tashmë prej një periudhe të gjatë nga aktorë të ndryshëm të biznesit në Shqipëri është ngritur nevoja ...
READ MORE
Article by Florian Piperi, Partner, Optima Legal & Financial   This article brought in the form of guideline questions and answers addresses the provisions and obligations for debtors and creditors in a general structuring ...
READ MORE
Energy Community Secretariat recommends changes to primary legislation before the Albanian TSO Albgaz can be considered fully independent of the Ministry   Introduction The Energy Community Secretariat has recently published its opinion of ...
READ MORE
10 pyetje dhe 10 përgjigje nga ekspertët tanë rreth pasojave ligjore të COVID-19
Përmbledhje mbi impaktin e COVID-19 dhe masave të ndërmarra nga Qeveria mbi të drejtën kontraktore në përgjithësi. Kjo është një përmbledhje e pyetjeve të përsëritura që ne marrim aktualisht nga ...
READ MORE
1st National Essay Writing Competition
An excellent opportunity for lawyers aged 23 to 26 to express their viewpoints on any Private Law issue. The essay must be up to 1200 words, in English.                        Send your essay ...
READ MORE
Bankruptcy in time of COVID-19                         
Bankruptcy actions in the time of COVID-19The global COVID-19 pandemic has brought the world’s economy to a crushing standstill. Businesses and industries have been largely affected, and the economic impact ...
READ MORE
How to improve perception in Albania’s petroleum industry
MBI NDRYSHIMET E KODIT TË PROCEDURËS CIVILE (Albanian
Acquisition Finance in the Albanian Legal System
Albgaz Legislation Changes Recommendations
10 pyetje dhe 10 përgjigje nga ekspertët tanë
1st National Essay Writing Competition
Bankruptcy in time of COVID-19